Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

 Ilir Daja prezantohet te Dinamo

Gazeta10
11 September 2024 - 16:45

Pritjes i ka ardhur fundi dhe Ilir Daja është prezantuar ditën e sotme si trajneri i ri i Dinamos. Tekniku 57-vjeçar, vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Ballkanin për t’u rikthyer përsëri si dinamovit.

Daja ka dalë ditën e sotme para mediave, në konferencë për shtyp. Trajneri i njohur ka mbajtur fjalën e tij të si trajner i Dinamos, por ka folur edhe për derbin e nesërm që do të luajnë ndaj Partizanit.

Kujtojmë që Daja përveç Ballkanit në Kosovë, ka drejtuar edhe shumë ekipe në Shqipëri. 57-vjeçari ka drejtuar Dinamon, Besën e Kavajës, Tiranën, Skënderbeun, Flamurtarin dhe Partizanin.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.