Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Ilir Deda: Numërimi i votave po ecën shpejt, ndërsa beteja kryesore po zhvillohet brenda partive

Gazeta10
09 June 2026 - 20:55

Komentatori politik Ilir Deda ka vlerësuar se procesi i numërimit të votave po zhvillohet më shpejt se në zgjedhjet e kaluara dhe se rezultatet për kandidatët për deputetë pritet të qartësohen brenda pak ditësh.

Duke folur në emisionin “Politiko”, Deda tha se tashmë vëmendja është zhvendosur te gara brenda partive politike, ku votuesit po japin sinjale të qarta për kandidatët që dëshirojnë t’i shohin në Kuvend.

Sipas tij, në Lëvizjen Vetëvendosje nuk po vërehen lëvizje të mëdha në renditjen e kandidatëve, ndërsa në Partinë Demokratike të Kosovës po shihet një tendencë e votuesve për t’i mbështetur më shumë kandidatët e rinj.

“Po duket se votuesi i PDK-së po kërkon sa më shumë figura të reja dhe po i voton ato”, tha Deda.

Ai komentoi edhe rezultatin në Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke thënë se votat preferenciale do të tregojnë peshën reale të figurave të ndryshme brenda partisë, përfshirë edhe mbështetësit e ish presidentes Vjosa Osmani.

Sa i përket Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Deda vlerësoi se elektorati i saj ka respektuar drejtimin e partisë dhe ka mbështetur kandidatët e propozuar nga udhëheqja.

“Po shihet një freskim i madh i listës dhe votuesit e AAK-së e kanë respektuar këtë ndryshim”, deklaroi ai.

Deda shtoi se rezultatet përfundimtare të kandidatëve do të japin një pasqyrë më të qartë për mesazhin që elektorati u ka dhënë partive politike dhe figurave të veçanta brenda tyre.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.