Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Ilir Qeriqi: Siguria kombëtare është prioritet i Vetëvendosjes, objektivat janë të matshme dhe të arritshme

Gazeta10
21 May 2026 - 21:09

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Ilir Qeriqi në Politiko tha se siguria kombëtare zë vend qendror në programin politik të subjektit që ai përfaqëson.

Sipas Qeriqit, siguria kombëtare nuk duhet parë si një koncept abstrakt, por si një çështje reale, konkrete dhe e matshme, që kërkon angazhim të vazhdueshëm institucional dhe politik.

“Lëvizja Vetëvendosje në hartimin e programit të saj, sigurinë kombëtare e ka prioritet dhe ne themi se siguria kombëtare nuk është koncept abstrakt, por është reale, konkrete dhe e matshme. Kur themi këtë, të gjitha veprimet që janë marrë deri tani dhe ato që janë të parapara me planprogramin do të jenë të matshme dhe të arritshme”, ka deklaruar Qeriqi.

Ai theksoi se programi i subjektit parasheh hapa konkretë në forcimin e institucioneve të sigurisë dhe rritjen e kapaciteteve shtetërore për përballje me sfidat aktuale dhe të ardhshme.

Deklarata e  plotë: https://youtu.be/FOpI8dDHkUM

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.