Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Infatino nuk përmbahet: Humbje në tavolinë për skuadrat me tifozë racistë

Gazeta10
24 January 2024 - 15:20

Rreth racizmit ndaj Maignan ka reaguar edhe Gianni Infantino. Portieri i Milanit u përball me fyerjet me bazë racore të tifozëve të Udineses në ndeshjen e luajtur në Friuli.

Në fjalën e tij, presidenti i FIFA-s u shpreh: “Ngjarje të neveritshme dhe të papranueshme. Në futboll dhe në shoqëri nuk ka vend për racizëm apo forma të tjera diskriminimi.

Lojtarët e prekur kanë mbështetjen time të plotë. Përveç procedurës trefazore (pezullimi i ndeshjes, ndërprerja e dytë e ndeshjes dhe anulimi i saj), duhet të vendoset humbja në tavolinë për skuadrat, tifozët e të cilëve kanë qenë protagonistë të akteve të natyrës raciste.

Ashtu siç duhet të zbatohen ndalimet e hyrjes në stadiumet në mbarë botën dhe të ngrihen kallëzime penale kundër atyre që kryejnë akte raciste”, u shpreh kreu i futbollit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.