Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Influenceri vritet gjatë një transmetimi live në TikTok

Gazeta10
05 August 2026 - 9:31

Influenceri meksikan, Cesar Gastelum, i njohur për videot e tij humoristike në TikTok dhe me mbi 600 mijë ndjekës, është vrarë të martën gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në qytetin Culiacan, në veriperëndim të Meksikës.

Sipas mediave ndërkombëtare, Gastelum po transmetonte live së bashku me disa miq jashtë një restoranti të ushqimit të shpejtë, kur dy persona të maskuar me helmeta, të cilët lëviznin me motoçikletë, iu afruan grupit.

Pamjet e transmetimit tregojnë se njëri prej sulmuesve ka qëlluar me armë zjarri drejt kokës së influencuesit, duke i shkaktuar vdekjen në vend.

Një zyrtar i sigurisë në shtetin e Sinaloas ka konfirmuar vdekjen e Gastelumit, ndërsa ka bërë të ditur se autoritetet kanë nisur një operacion të gjerë për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

A screengrab from Cesar Gastelum's live stream before he was shot dead

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.