Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Institucionet në krizë për mjekë (VIDEO)

Gazeta10
24 December 2022 - 19:14

Raporti :Arbenita Ilazi

350 mjekë dhe 20 specialistë nuk po arrijnë të gjejnë një vend pune në institucionet publike shëndetësore në vend, përkundër nevojave të këtyre të fundit për staf shtesë. Nga Oda e Mjekëve të Kosovës kanë ngritur shqetësime për mospunësimin e tyre, derisa kanë thënë se një gjë të tillë po e pamundëson mungesa e buxhetit.

Përkundër që kanë kryer përgatitjet e nevojshme, 350 mjekë dhe 20 specialistë, po vazhdojnë të jenë të papunë në Kosovë.

Edhe përkundër nevojave të institucioneve publike shëndetësore për shtimin stafit, të njëjtit nuk po arrijnë që të gjejnë një vend pune.

E për këtë po fajësohen komunat.

Nga Oda e Mjekëve të Kosovës kanë thënë se arsyetimet për mospunësimin e tyre, kanë qenë se nuk ka buxhet.

Në pamundësi për të gjetur në punë, por edhe për shkak të pakënaqësive me kushtet që ofrohen në institucionet publike shëndetësore, një numër i madh i punëtorëve shëndetësorë, kanë filluar përgatitjet për t’u larguar nga vendi.

Infermieri, Fitim Havolli ka thënë se me këtë trend të ikjes, do të rrezikohet sistemi shëndetësor.

Në mungesë të punëtorëve shëndetësorë, nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës kanë thënë se rrezikojnë të mbyllen disa reparte.

Andaj edhe ekzekutivit i është kërkuar që të veprojë urgjentisht në punësimin e punëtorëve shëndetësorë, të përmirësoj kushtet e tyre, e të pamundësojë largimin e stafit nga vendi / Kanal10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.