Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës mbledh arkiva në Tetovë

Gazeta10
11 April 2026 - 14:38

Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë ka realizuar një vizitë zyrtare në Tetovë, me fokus mbledhjen dhe dokumentimin e materialeve arkivore që dëshmojnë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.Sipas njoftimit zyrtar, vizita ka nisur në Bibliotekën e Tetovës, ku janë skanuar materiale me rëndësi të veçantë, të cilat lidhen me dokumentimin e dëbimit të popullsisë shqiptare gjatë viteve 1998–1999.

Këto materiale pritet të shërbejnë si dëshmi të rëndësishme në ndërtimin e arkivave dhe në forcimin e bazës dokumentare për trajtimin e krimeve të luftës, si dhe në funksion të ruajtjes së kujtesës historike.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.