Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Interi interesohet për Moratan

Gazeta10
29 June 2023 - 14:41

Skuadra e Interit është futur në garë për sulmuesin Alvaro Morata, ka njoftuar të enjten “Gazzetta dello Sport”. Bëhet e ditur se Interi pritet së shpejti t’i nisë kontaktet me Atletico Madridin, ekip që po kërkon të paktën 20 milionë euro për Moratan.

Morata do të largohet këtë verë nga Atletico pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në vitin e ardhshëm. 30-vjeçari pëlqehet nga trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ndërsa edicionin e shkuar ka shënuar 15 gola në të gjitha garat për Atleticon.

Morata verën e shkuar u rikthye tek Atletico pas huazimit dyvjeçar te Juventusi dhe është i gatshëm për t’u kthyer në futbollin italian. Ai ka edhe oferta nga Arabia Saudite, por dëshiron që karrierën ta vazhdojë në Evropë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.