
Interi po vazhdon të dominojë në Serie A.
Të shtunën, Zikaltërit fituan 1:0 edhe në udhëtimin e vështirë te befasia e këtij sezoni, Bologna.
Yann Bisseck në minutën e 37-të shënoi golin e tre pikëve.
Kristjan Asllani luajti nga minuta e 61-të.
Interi prin në tabelë me 75 pikë, 18 pikë më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Juventusi e që ka një ndeshje më pak. Kanë mbetur edhe 10 ndeshje deri në fund.
Bologna është e katërta me 51 pikë.