Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Intervista e Thaçit nga Haga, reagon Edi Rama

Gazeta10
05 September 2023 - 8:56

Pas intervistës së ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhënë për gazetën “Nacionale” nga Haga, ka reaguar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Rama ka shpërndarë me mëngjes videon e intervistës dhe ka shkruar se ndaj Thaçit po zhvillohet një gjykim që sa më shumë vazhdon, aq më shumë ngre pikëpyetje mbi nivelin e respektimit të parimit themelor demokratik të “procesit të drejtë”.

“Dhe me këtë intervistë të Presidentit të Republikës së Kosovës e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mikut tonë e vëllait tim Hashim Thaçi, i cili ka folur për herë të parë qysh nga dita e kyçjes në burgun e Hagës, ku po zhvillohet një gjykim që sa më shumë vazhdon, aq më shumë ngre pikëpyetje mbi nivelin e respektimit të parimit themelor demokratik të “procesit të drejtë”, ju uroj një ditë të mbarë të gjithëve ju, në Shqipëri e në Kosovë”, ka shkruar Rama. /Gazeta10/

Postimi i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.