Gazeta10

Intervistë, Kushtrim Gashi flet për herë të parë si futbollist i Prishtinës

Kushtrim Gashi është larguar nga Ballkani për t’u transferuar tek Prishtina, aty ku do të ribashkohet me ish-trajnerin e tij te skuadra nga Suhareka, Ismet Munishi.

Gashi u largua nga kampioni i Kosovës pas problemeve që kishte me trajnerin, Ilir Daja para ndeshjeve kualifikuese për në Ligën e Kampionëve kundër skuadrës së Zalgirisit.

Gashi ka folur për herë të parë si futbollist i skuadrës nga kryeqyteti. Ai për portalin më të ri në vend, gazetën10 tregon për ndarjen me ish-skuadrën e tij.

“Kam pasur probleme me trajnerin dhe jam larguar nga Ballkani. Sa i përket ndarjes kam biseduar vetëm me presidentin e klubit dhe drejtorin të cilët i falenderoj për mirëkuptimin që me lejuan të largohem si futbollist i lirë. Me trajnerin nuk kam pasur fare komunikim.Ballkanit i dëshiroj shumë suksese në garat evropiane dhe në kampionat”, tha fillimisht Gashi.

Por cila është arsyeja për të cilin ai është bashkuar menjëherë me Prishtinën?

“Padyshim që arsyeja është shumë e thjeshtë. Prishtina është skuadra më e madhe në Kosovë ka pasur probleme mirëpo tanimë janë tejkaluar” është përgjigjur ai.

Mesfushori tutje deklaroi se ai është pritur mjaftë mirë te Prishtina dhe që synimi padyshim është titulli kampion.

“Kam pasur pritje të ngrohtë nga trajneri Ismet Munishi dhe lojtarët. Me shumicën prej tyre kam luajtur më parë në skuadra të njëjta dhe i njoh pothuajse të gjithë. Synimi? Padyshim që titulli kampion. Prishtina gjithmonë duhet ta synojë atë dhe për atë kam ardhur këtu”, shtoi Gashi.

Gashi ka nisur stërvitjet me skuadrën e Prishtinës ditë më parë derisa mësohet se ai nuk do të ketë të drejtë të paraqitet me Prishtinën në katër ndeshjet kundër ish-skuadrës së tij Ballkanit./Gazeta10/

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë