Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Intervistohet një person në rastin e serbit të rrëmbyer në territorin e Kosovës

Gazeta10
06 November 2025 - 15:48

Është intervistuar një i afërt i Millan Vukashinoviq i cili u plagos e më pas dyshohet se është rrëmbyer nga xhandarmëria serbe në Leposaviq.

Intervistimin e tij e ka konfirmuar, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.

“Është inverstu një person, e që është i afërt i viktimës”, ka treguar ai.

Kujtojmë se Vukashinoviq është rrëmbyer me 1 nëntor, dhe se nga ajo ditë nuk dihet asgjë.

Ndërkohë që avokati i tij, Ivan Niniq ka njoftuar se ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ushtrisë serbe por edhe ndaj grupit të kryeterroristit Millan Radojçiq për veprën penale “tentim vrasje”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.