Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Isaiah Manderson është përforcimi i radhës te Rahoveci

Gazeta10
26 September 2022 - 13:09

Klubi i basketbollit Rahoveci ka arritur transferimin e një lojtari tjetër të huaj, raporton Gazeta10.

Amerikani, Isaiah Manderson, është basketbollisti i radhës që kalon në radhët e ‘Vreshtarëve’.

Manderson është i gjatë 208 centimetra dhe luan në pozitën 5.

Qendra amerikaneë vjen te Rahoveci pas një experience të gjatë në basketbollin evropian dhe në atë latino-amerikan.

Në të kaluarën Manderson është paraqitur në ligat elitare të Qipros, Maqedonisë Veriore, Islandës, Sllovenisë, Porto Rikos, Zvicrës, Uruguait dhe po ashtu në kolegjet universitare të SHBA-ve.

Basketbollisti amerikan së fundmi është paraqitur te skuadra Qipriote Apop Parphou ku luajti me mesatare prej 18.7 pikë për ndeshje dhe 9.2 kërcime për ndeshje.

Rahoveci pas tri xhirove në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll renditet në pozitën e pestë ne tabelë me një fitore dhe dy humbje. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.