
Kandidati për deputet nga rradhët e PDK-së, Isak Neziri ka filluar ditën mbarë para takimeve në Skenderaj.
Ai i ulur në një kafiteri, ka shënuar pikat kryesore të Fondacionit të Bursave “Leotrim Ahmeti”, raporton Gazeta10.
Neziri ka shtuar se ndjehet i lumtur pasi kjo iniciativë po jetësohet edhe zyrtarisht.
“Mirëmëngjesi para takimeve në Skenderaj. Duke shënuar pikat kryesore të Fondacionit të Bursave “Leotrim Ahmeti”. Jam i lumtur që kjo iniciativë po jetësohet edhe zyrtarisht”, thuhet në postimin e tij./Gazeta10