
Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka thënë se Serbia po luan lojë dinake sa i perket normalizimit të marrrëdhenieve me Kosovën, sipas tij për Serbinë normalizim do të thotë që Kosova të jetë pjesë e saj.
Tutje ai tha se Presidenti Vuçiq hodhi poshtë marrëveshjen e Ohrit në të njëjtën ditë që është hartuar dhe se as nuk u qortua për këtë gjë.
Bocsh tutje shtroi pyetje dhe tha se kur do ta marrim drejtësinë në rajon.
“Një tjetër dëshmi e lojës dinake që po luan Serbia: për ta normalizimi do të thotë Kosova pjesë e Serbisë! Kur do ta kuptojnë më në fund ndërkombëtarët? Vuçiq e hodhi poshtë marrëveshjen e Ohrit në të njëjtën ditë që ishte hartuar dhe as nuk u qortua për ketë. Kur do ta marrim drejtësinë në rajon?”, tha ai. /Gazeta10/