Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Ish-ambasadori Bosch: Thaçit i pata thënë – nëse Specialja është serioze, ata do të dalin të pafajshëm

Gazeta10
04 April 2023 - 22:29

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch ka përmendur një takim me ish-presdentin Hashim Thaçi para votimit të Speciales në Kuvendin e Kosovës, ku i kishte thënë se nëse kjo Gjykatë është aq serioze, të gjithë të akuzuarit do të lirohen në mungesë të dëshmive nga ZPS-ja.

“Më kujtohet kur pata fol me Thaçin, para se të themelohet Gjykata, i pata thënë se kjo Gjykatë, nëse është serioze në fund të gjithë do të lirohen për shkak të mungesës së dëshmive.”, ka treguaroi ish-ambasadori.

Bocsh në një rrëfim në Kanal10 tregoi edhe se informatat që po përdorën si dëshmi nga Specialja, vijnë kryesisht nga Serbia, shkruan Gazeta10.

“Nuk e di se a vijnë vetëm nga Serbia dëshmitarët, sepse phojnë se ka pasur edhe vrasje të shqiptarëve për njerëzit e konsideruar si tradhtar dhe nuk mendoj që këto informata nuk vijnë nga Serbia, por kryesisht janë nga prokurorët serbë. Nëse i shihni të gjitha raportet që janë dhënë nga raporti i Martyt, atëherë kjo do thotë që vjen nga serbët, edhe Marty e patën besuar atë. Mungesa e dëshmive serioze, të paktën në vendin tim, mund të dënohesh nëse nuk ka asnjë pikë dyshime dhe e ke rrëfyer dëshminë.”, deklaroi Bosch.

I pyetur për dëshmitë e prezantuara edhe në ditën e dytë të gjykimit të ish-drejtuesve të UÇK-së, ish-ambasadori holandez tha se Prokurori i Dhomave të Specializuara do të përpiqet të përdorë të gjitha provat që ta fitojë rastin.

“Nuk mendoj që Thaçi, Selimi apo kushdo tjetër është përgjegjës po të ketë ndonjë rast specifik nëse dikush ka bërë keq. Prokurori do të bëj gjithcka që rasti i tij të fitohet, dhe do të përpiqet të përdor çdo gjë. Por, nuk mendoj që do të ketë sukses. “, u shpreh tutje Bosch për Politiko./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.