
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një vilë në Spanjë, ku ylli i reality show-t “TOWIE”, Jake Hall, është gjetur pa jetë në një vilë në Spanjë.
Sipas raportimeve nga Daily Mail, 35-vjeçari, i cili njihet gjerësisht si ish-bashkëshorti i modeles shqiptare Missé Beqiri, u gjet nga policia në një pishinë gjaku me lëndime fatale në kokë.
Dyshimet e para të autoriteteve spanjolle janë se vdekja erdhi si pasojë e një aksidenti tragjik, pasi aktori mendohet të jetë përplasur me një derë xhami gjatë një feste që po mbahej në vilë.
Policia mbërriti në pronën e marrë me qira rreth orës 07:30 të mëngjesit dhe ka marrë në pyetje katër burra dhe dy gra që ndodheshin në shtëpi.