
Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Ismaili, ka reaguar pas lajmit se një shkollë në Suharekë ka përjashtuar arsimtares së matematikës, Remzie Lezi për shkak të bartjes së shamisë.
Ismaili përmes një statusi në Facebook, ka thënë se i sfidon të gjitha ato që thonin se ishin pro bartjes së mbulesës për gratë +18, raporton Gazeta10.
“I sfidoj të gjitha ato që thonin se jam kundër çdo diskriminimi për vajzat dhe gratë +18, por assesi nën 18 vjeç, persona jomadhor apo fëmijë. (Kur vjen fjala te shamia dhe liritë fetare) Ja ku e keni rastin që është rast që ngërthen në vete të drejtën e punës, të drejtat e njeriut, shanset e barabarta dhe barazinë gjinore.”, ka shkruar ajo.
Më tej, Ismaili ka thënë se me këtë rast do të vërtetohet se a i kishin të njëmendta deklaratat.
Këshilli Drejtues i Shkollës së Mesme të ulët “Flamuri i Arbrit” në Suharekë përmes një vendimi ia ka ndaluar mbajtjen e uniformes fetare, mbulesën arsimtares së matematikës në këtë shkollë, Remzie Lezi.
Ky vendim u bë publik në rrjetet sociale përmes avokatit të arsimtares, Muhamet Muja./Gazeta10