Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Ish-kreu i OFAC: Sanksionet do të ishin më efektive nëse BE-ja do t’iu bashkohej

Gazeta10
06 Gusht 2023 - 16:22

Sanksionet janë të fuqishme kur Shtetet e Bashkuara i vendosin vetë, por ato bëhen edhe më të fuqishme kur iu bashkohen të tjerët, sikurse Bashkimi Evropian apo Mbretëria e Bashkuar.

Kështu tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, John Smith, ish-drejtor i Zyrës për Kontrollin e Aseteve të Huaja (OFAC) të Departamentit amerikan të Thesarit, kur komentoi sanksionet e fundit të vendosura nga ky institucion ndaj zyrtarëve në entitetin e Republikës Sërpska.

Smith ka punuar në OFAC për më shumë se 11 vjet dhe nga shkurti i viti 2015 deri në prill të vitit 2018 ka mbajtur postin e drejtorit.

Ai aktualisht gjendet në Uashington dhe është një nga avokatët kryesorë për çështjet e sigurisë në firmën ligjore “Morrison & Foerster”.

REL bisedoi me Smith pasi OFAC njoftoi për sanksionimin e katër zyrtarëve të lartë të Republikës Sërpska, përfshirë edhe të anëtares serbe të Presidencës së Bosnjës, Zhelka Cvijanoviq.

“E saktë. Mendoj se Qeveria amerikane po tenton të japë një mesazh të qartë se është e shqetësuar lidhur me lëvizjen e udhëheqjes së Republikës Sërpska dhe po tenton që të shfaqë shqetësimet e saj. Për të qenë të qartë, megjithatë kjo nuk nënkupton se vetë juridiksioni është i shkëputur nga SHBA-ja, por do të thotë se udhëheqësit janë sanksionuar dhe SHBA-ja nuk do të lejojë më asnjë bashkëveprim midis këtyre individëve dhe Shteteve të Bashkuara.”, tha Smith.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.