Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ish-kryeinspektori i shkarkuar: Astrit Dehari kishte tentuar vetëvrasjen edhe më herët

Gazeta10
14 March 2023 - 20:07

Kryeinspektori i shkarkuar për rastin Dehari, Ylber Topalli, është rrëfyer në gjerësi për herë të parë pas vendimit që mori Ministria e Drejtësisë duke dhënë edhe një deklaratë që sipas tij “opinioni duhet ta dijë”: Astrit Dehari, aktivisti i VV-së, kishte tentuar ta vriste veten më herët gjatë kohës sa po mbahej në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Topalli ka deklaruar se në dhomën e Astrit Deharit ka pasur një zhiletë për rrojë, dhe se i ndjeri kishte provuar fillimisht ta vriste veten përmes këtij mjeti.

“Në dhomë janë gjetur bica të rrojës, që praktikisht nuk guxon me pasë bica, sepse i ndjeri ka tentu njëherë me bica me ba vetëvrasje, me pre veten me lëndu veten, është e rëndë për opinionin publik, por opinioni duhet ta dijë, shenjat janë. Pastaj prej momentit kur një i burgosur vendoset vetë në dhomë, oficerët janë të obliguar me ardhë kohë pas kohe me shiku, ose duhet të qëndroj dikush brenda,” – u shpreh ai për RTV Dukagjinin.

Ish-kryeinspektori ka deklaruar se pas vdekjes së aktivistit të VV-së, Astrit Deharit, ishin gjetur shumë shkelje procedurale nga zyrtaët korrektues.

“Ka pasur një sërë shkeljesh procedurale të imëta, për të cilët kemi gjetur fajtorë zyrtarët korrekues. Nuk kemi gjetë në asnjë element, diçka që e ka nxitë të ndjerin për të ndërmarrë ndonjë veprim, ndonjë ngacmim prej stafit, ose presion prej stafit,” – ka thënë tutje në këtë rrëfim ai.

Në pjesën vijuese, ai flet edhe për rrëfimin e një dëshimtari në dhomën ngjitur me atë të Astrit Deharit.

“… aty nuk ka qenë vetëm Astriti, në dhomën dy ka qenë pranë një i burgosur tjetër që nuk ka dalë për shëtitje (atë ditë). Unë e kam deklaratën e tij, të shkruar, i kam të gjithë dëshmitarët që kanë qenë në dhomë, të cilët e përshkruajnë rastin prej momentit që kanë ardhë dhe e kanë gjetur në dhomë. I burgosuri pranë që ka qenë, e përshkruan rastin… (thotë) se kam dëgjuar disa rrapëllime që kanë ngjasuar sikurse në rrëzime e kërcime dhe ka zgjatur tre minuta dhe ka qenë heshtje totale (pastaj).” – ka thënë ai.

Topalli në fjalën e tij kontestoi edhe versionin e Ministrisë së Drejtësisë sa i përket çështjes së kamerave të sigurisë.

Rasti Dehari u riaktualizua së fundi pas zhdukjes së motrave që u lajmërua në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar.

Kujtojmë se aktivisti Astrit Dehari kishte vdekur në rrethana të dyshimta në nëntor të vitit 2016.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.