Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ish-përfaqësuesi i BE-së: Situata mes Serbisë dhe Kosovës më e keqe sesa para 10 vitesh

Gazeta10
02 October 2023 - 9:19

Ish-përfaqësuesi civil ndërkombëtar për Kosovën dhe ish-përfaqësues special i BE-së, Pieter Feith, ka thënë se Serbia dhe Kosova po humbasin kohë, duke iu referuar këtu situatës aktuale që është e tensionuar.

Ai për Euroneës Albania tha se tensionet në veri e kanë bërë situatën aktuale më të vështirë se 10 vite më pare

”Gjëja më e keqe që mund të ndodhë tani sipas këndvështrimit tim, sepse kemi humbur kohë të çmuar, është se të dyja Kosova dhe Serbia, nuk do të jenë të gatshme për t’u anëtarësuar në BE tani së afërmi dhe mendoj se situata tani është më serioze dhe shumë herë më e rrezikshme nga ç’ka qenë atëherë, sepse ne nuk e dimë nëse ka elementë të tjerë kriminalë që operojnë në veri të Kosovës dhe nuk e dimë nëse veprojnë vetëm, në mënyrë autonome pa konsensusin e qeverisë së Beogradit, ose nëse këto elementë kanë mbështetje aktive të autoriteteve serbe”, u shpreh Feith.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.