Lajme

Ish-Presidenti Meta lë qelinë, merret në pyetje nga prokurorët e posaçëm të SPAK

Gazeta10
07 Janar 2025 - 11:51

Ish-presidenti Ilir Meta po pyetet nga SPAK këtë të martë në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime.

Edhe avokati i tij, Genc Gjokutaj është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Kryetari i Partisë së Lirisë u arrestua në 21 tetor 2023 me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ndaj Metës, SPAK-u ka kryer një hetim pasuror dhe dyshohet për mosdeklarim pasurish, korrupsion dhe pastrim parash, raporton TopChanel.

Ai po qëndron në burg, pasi Gjykata e Posaçme Antikorrupsion vendosi masën “arrest në burg”.

Në faqen e tij zyrtare në Facebook është postuar një reagim i tij, ku një ditë më parë ai tha se do t’i pyesë ai prokurorët e posaçëm dhe jo këta të fundit kreun e Partisë së Lirisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.