Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ish-ushtari i UÇK-së Ramadan Gashi që përjetoi tortura çnjerëzore gjatë 3 viteve në burg

Gazeta10
13 November 2022 - 19:18

Story: Luljeta Beselica/Kanal10

Ramadan Gashi është ish luftëtar i UÇK-së, ku gjatë vitit 1998 u burgos nga forcat serbe. Gjatë 3 vjetëve sa kishte qëndruar nëpër burgje ai kishte përjetuar tortura të tmerrshme. Madje, thotë që nuk ka besuar asnjëherë se do të dilte i gjallë nga aty, shkruan Kanal10.

Si shumë luftëtarë të UÇK-së, edhe Ramadan Gashi nga fshati Sfërkë i Klinës, u burgos nga forcat serbe në vitin 1998.

Ai ishte duke i tërhequr banorët e fshatit nga shtëpitë e tyre për t’i dërguar në një vend më të sigurt.

Gashi në këto burgje kishte përjetuar dhunë fizike e psikike, duke mos e ditur edhe familja se a është i gjallë.

Por, në burgun e Lipjanit ai kishte përjetuar tmerrin më të madh.

Gashi thotë se asnjëherë nuk ka besuar që do të shpëtojë i gjallë duke shtuar se shumë shokë të tij ishin vrarë nga torturat e shumta nëpër këto burgje.

Ish ushtari iUÇK-së, qëndroi në burg deri më vitin 2001.

Tani 67 vjeçar thotë se ende i vuan pasojat e torturave gjatë asaj kohe.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
09 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.