Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Ishin trajnuar në Dragash” – Shokon eksperti i sigurisë: I vrari kishte qenë pjesë e ISIS-it

Gazeta10
30 November 2023 - 21:04

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi e ka quajtur grup kriminal fetar grupin e arrestuar sot në Prishtinë për plaqkitjen në Suharekë.

Ai tutje në emisionin “Politiko me Kushtrim Sadikun” ka thënë se i vrari nga grupi kriminal dhe i arratisuri kishin qenë pjesë e ISIS-it.

Sipas tij grupi kriminal është i shtrirë në të gjithë Kosovën dhe dyshohet se ka kryer disa trajnime në Dragash, për përdorimin e armëve dhe në fushën e inteligjencës.

Në lidhje me sigurimin e telefonave, Elezi tha që motra e njerit prej personave që gjendet në Siri dhe i njejti ka qenë në shoqëri të të vrarit për një kohë të gjatë.

“Kemi një grup xhihadistë që janë të shtrirë në tërë Kosovën dhe kanë marrë një fetfa, një lejim për të përvetësuar gjërat e jobesimtarëve”, tha Elezi. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.