Mykhailo Mudryk në janar pritet të largohet nga Chelsea, por jo edhe nga Premierliga.
Anësori ukrainas së fundmi është lidhur me një transferim të skuadra e Liverpoolit.
“Fichajes” raporton se “The Reds” janë të gatshëm të ofrojnë rreth 35 milionë euro për shërbimet e Mudryk.
23-vjeçari erdhi me shumë bujë te Chelsea në janar të vitit 2023 nga Shakhtar Donetsk, për shumën e 70 milionë eurove.
Në gjashtë ndeshje të luajtura në të gjitha garat këtë edicion, Mudryk ka kontribuar me dy asistime.