Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

‘Ishte një nënë me dy fëmijë, ishte djegur… – Goddard rrëqeth teksa kujton tmerrin e luftës

Gazeta10
30 May 2024 - 22:37

Fotogazetari Wade Goddard në emisionin “Politiko” ka treguar edhe për historinë e një nëne të djegur me dy fëmijë gjatë luftës në Kosovë.

Ai tregon edhe për insistimin që i ka bërë asaj që ta shikonte një mjek, pasi ajo ishte djegur shumë keq, raporton Gazeta10.

“E kujtojë gjatë luftës në Kosovë një fshat ishte djegur deri në themel, familja kishte zbritur nga malet, të ushqejnë kafshët apo të marrin ujë nuk jam i sigurtë, dhe ishte një nën me dy fëmijë, njëri ishte djalë rreth moshës 10 vjecare ndërsa tjetra ishte vajzë e moshës 4 vjecare, dhe nëna e tyre ishte djegur shumë keq në këmbë, dhe këmba e saj ishte bërë sa një balonë, pati nëvojë për ndihmë të menjëhershme ose përndryshe do ta humbte këmbën, ne e lutëm nënën të na jepte vajzën ta dërgojmë në spital në Prishtinë por që ajo ishte tmerrësisht e trembur nga serbët dhe Prishtina nuk ishte një vend i sigurtë për të, ne ja gjetëm asaj një mjek privat në Prishtinë dhe e morrën me makinën tonë për ta dërguar atje, edhe pse ne si shtyp nuk e kemi të lejuar ti fusim brenda në makinë civilët apo ushtarët”, tha në Kanal10.

Goddard shton se gjatë rrugës në Prishtinë ata janë ndeshur edhe me policë serb të cilët ishin zemëruar pse kishin në makinë një nënë me fëmijë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.