Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ishte raportuar i zhdukur që nga 24 dhjetor, gjendet pa shenja 26 vjeçari në lumin Drin

Gazeta10
14 January 2025 - 10:36

26-vjeçari nga rajoni i Prizrenit, i cili ishte raportuar i zhdukur nga familja e tij më 30 dhjetor, është gjetur sot pas disa ditë kërkimesh.

Ai është gjetur pa shenja jete në Lumin Drini, në fshatin Rogovë të Gjakovës.

Policia e Kosovës njoftonte se 26-vjeçar, ishte larguar nga shtëpia më 24.12.2024 dhe që nga ajo ditë i kishte humbur kontaktet me familjen dhe nuk dihej për vendndodhjen e tij.

Policia kishte kërkuar bashkëpunim nga të gjithë qytetarët për gjetjen e tij.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.