Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Isufi: Institucionet shtetërore nuk po bashkëpunojnë me Federatën

Gazeta10
26 March 2023 - 21:36

Emisioni sportiv “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel në Kanal10. Te ftuar janë: Bekim Isufi e Faruk Statovci, analist të përhershëm, së bashku me Erdin Hashanin, Lorik Jashanicën dhe Muhamet Arifin.

Gjatë diskutimi për zhvillimet e fundit në Federatën e Futbollit të Kosovës, Bekim Isufi tha se arrestimi i kryetarit Agim Ademi nuk është një rast i vogël.

“Ende nuk e dimë si është marrë presidenti i FFK-së. Nuk është e lehtë të arrestohet duke e pasur parasysh nivelin e Federatës. Ky nuk është rast i vogël,dhe presim ditëve në vijim të shohim cilat janë masat.”, tha Isufi.

Tutje, ai tha se nuk po i sheh institucionet e shtetit të gatshme për të bashkëpunuar lidhur me këtë rast.

“Në konferencën për shtyp u pa se nga ana e Federatës janë të gatshëm të bashkëpunojnë me institucionet e shtetit por nga Ministria e Punëve të Brendshme ende skemi konfirmim pse është marrë. Mungesa e kryetarit ndikon negativisht në ambientet e klubit.”, përfundoi Isufi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.