
Trajneri i mirënjohur kosovar dhe analisti i emisionit “Kampionët”, Bekim Isufi jep mendimin e tij rreth sezonit të Ballkanit.
Isufi e cilëson si një sezon historik një sezon të tillë.
“Ky ishte sezoni më i suksesshëm në historinë e Ballkanit. Kanë pasur ulje dhe ngritje, por gjithmonë e gjeti rrugën për në kreun e tabelës. Për shumicën e kohës ka qenë në krye të tabelës, edhe pse kishte dy kundërshtarë shumë të fortë si Llapi e Drita” – tha ai.
Ballkani arriti të shpallet kampion i Kosovës për herë të tretë radhazi, kësaj here me 78 pikë, shtatë më shumë se Llapi në vendin e dytë.