Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Itali, autoritetet arrestojnë rreth 140 të dyshuar për lidhje me mafian

Gazeta10
13 December 2022 - 23:32

Autoritetet italiane kanë arrestuar rreth 140 të dyshuar për lidhje me Mafian, gjatë dy operacioneve mbarëkombëtare, sipas një njoftimi për shtyp.

Policia arrestoi 65 të dyshuar në rajonin jugor të Kalabrisë dhe 13 të tjerë në qytetin verior të Breshias, në operacionin e quajtur “Blu Notte”.

Të dyshuarit pretendohet se i përkasin “Ndrangheta” kalabreze, një nga organizatat kryesore mafioze në tregtinë evropiane të drogës.

Prokuroria akuzon personat e shoqatës mafioze për trafik droge, pastrim parash dhe zhvatje.

Shumë prej tyre përfunduan në burg, ndërsa të tjerët u caktuan në arrest shtëpie ose iu imponua kërkesa për raportim.

Në një tjetër operacion që shënjestronte krimin e organizuar në ishullin e Siçilisë, policia arrestoi rreth 60 persona, nga të cilët 48 u dërguan në burg. Të dyshuarit po përballen me akuza për trafik droge midis Kalabrisë dhe Siçilisë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
19 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.