
Gani Gërmia, i njohur për veprimet e tij qesharake dhe të papritura, së fundmi ka thyer rregullat e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, duke mos marrë seriozisht dënimet e vëllait të madh.
Në mbrëmjen e spektaklit të së premtes, Ganiut, Bucit dhe Besit, iu ndalua strikt përdorimi i alkoolit për një periudhë tri ditore dhe u vendos që ata të lidheshin me njëri-tjetrin gjatë kësaj kohe si masë ndëshkimore.
Megjithatë, duket se ky paralajmërim nuk i ndaloi ata të vazhdonin me zakonet e tyre.
Një video e postuar në rrjetin social Twitter tregon Ganun duke pirë birrë në mënyrë të fshehtë gjatë darkës së shtruar për banorët pas mbarimit të spektaklit, duke e bërë këtë një thyerje flagrante të rregullave të shtëpisë.