
Jadon Sancho është rikthyer në stërvitje me Manchester United pas një mungese të gjatë shkaku i problemeve mentale dhe fizike që kishte pasur.
Sancho ishte larguar nga kampi i Unitedit që nga pushimi gjatë Kampionatit Botëror dhe ishte detyruar të stërvitej i vetëm në një kamp në Spanjë, me kërkesën e tranerit Erik Ten Hag.
Javën e kaluar Sancho ishte rikthyer në Angli dhe që nga dita e martë ka filluar stërvitjet në Carrington me shokët e skuadrës.
Për herë të fundit, Sancho ishte paraqitur me fanellën e Unitedit më 22 tetor të vitit të kaluar, në barazim 1-1 kundër Chelseat.
Reprezentuesi anglez erdhi me shumë bujë te Manchesteri në vitin 2021 nga Borussia Dortmund, për shumën e 85 milionë eurove.
Por, Sancho deri më tani nuk ka bindur me paraqitjet e tij deri më tani me ‘Djajtë e Kuq’ dhe nuk ka arritur të gjejë formën që e kishte te Dortmundi.
Sipas mediave angleze, Sancho pritet të përfshihet në listën e Manchester United për ndeshjen kundër Arsenali që zhvillohet të dielën.