
Në fundjavën që lamë filloi edicioni 2022/23 në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll, ku u zhvilluan disa ndeshje mjaft interesante, raporton Gazeta10.
MVP i xhiros së parë u shpall basketbollisti amerikan I Rahovecit, Jahi Carrison.
Carson ishte basketbollisti më meritorë që Rahoveci e mposhti në raundin e parë kampionin në fuqi Golden Eagle Yllin.
Amerikani në këtë ndeshje kontriboi me 19 pikë, gjashtë kërcime dhe shtatë asistime, për t’i dhuruar ‘Vreshtarëve’ një fitore të rëndësishme kundër Yllit.

Ndërkohë Federata e Basketbollit të Kosovës ka publikuar edhe formacionin e xhiros së parë në elitën e basketbollit kosovar.
Top pesëshja përbehet nga Jahi Carson i Rahovecit, Henrik Shirko i Yllit, Fahro Alihoxhiq i Bashkimit, Jalon Tate i Pejës dhe Andrew Gordon i Trepçës.

Në xhiron e parë të edicionit 2022/23 në Prince Caffe Superligën e Kosovës, Rahoveci mposhti kampionin Yllin, Peja triumfoi në derbin ndaj Prishtinës, Trepça mposhti me rezultat të thellë Ponte Prizrenin, ndërsa Bashkimi triumfoi ndaj ekipit të promovuar në Superligë, Vëllaznimit. /Gazeta10/