Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Jahjaga për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II: Ka qenë burim i uniteti dhe forcës 

Gazeta10
08 September 2022 - 20:42

Atifete Jahjaga – Ish presidente e Kosovës, i ka shprehur ngushëllime familjes mbretërore, institucioneve dhe qytetarëve britanik pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II. 

Jahjaga përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ajo për 70 vjet ka qenë burim i unitetit, forcës dhe qëndrueshmërisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Commonwealth. 

“Sensi i saj i detyrës i ka fituar asaj respektin e qytetarëve të saj, dhe përtej. Lartmadhëria e Saj ka qenë një ikonë dhe inspirim për shumë, nga lindja në perëndim. Për mua, takimi me të, në emër të popullit të Kosovës, ka qenë një nga privilegjet më të mëdha jetësore, të cilin do ta mbajë në memorje përjetë! I shprehë ngushëllimet e mia më të sinqerta Familjes Mbretërore, institucioneve dhe qytetarëve britanikë për këtë humbje të madhe. Lartmadhëria e Saj u prehtë në paqe!”, ka shkruar ajo. 

Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar Elizabeta II, ka vdekur pasditen e sotme në moshën 96 vjeçare./ Gazeta10  

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.