Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

James Rubin e quan “Lexim brutal” lajmin e NYT për Vuçiqin

Gazeta10
05 May 2023 - 13:59

James Rubin, ish-zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, i cili tash udhëheq Qendrën Globale të Angazhimit në kuadër të këtij institucioni, ka shpërndarë artikullin e New York Times për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku shpërfaq lidhjet e tij me botën e krimit, mafias e huliganizmit.

“Lexim brutal”, e ka përshkruar këtë dhe shkurt Rubin  për lajmin e NYT në Twitter, raporton Gazeta10.

New York Times ka përmbledhur një hulumtim rreth krimit në Serbi. Të gjitha faktet që ka paraqitur në këtë tekst, i ka lidhur ngushtë me djalin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, Danilon.

“Vuçiç ka dhuntinë e demagogut për t’u dhënë jetë stereotipeve poshtëruese. Ai e ka shfrytëzuar shkëlqyeshëm problemin mafioz të Serbisë, duke krijuar një mjedis në të cilin linja e paqartë midis krimit të organizuar dhe shtetit në avantazhin e tij”, thuhet në artikullin./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.