Kontaktoni

info@gazeta10.com

Gjykimi Special

James Rubin sot dëshmon në Hagë, në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

Gazeta10
15 September 2025 - 8:07

James Rubin, i cili gjatë kohës së luftës në Kosovë ka qenë ndihmëssekretar amerikan i Shtetit, sot pritet të dëshmojë në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve në Gjykatën Speciale në Hagë.

Ai është në mesin e dëshmitarëve të thirrur nga mbrojtja.

Seanca do të fillojë në orën 9:00, ndërkohë që transmetimi bëhet me 45 minuta vonesë.

Se do të dëshmojë në këtë proces Rubini e ka konfirmuar javën që shkoj në emisionin “Christiane Amanpour Presents: The Ex Files”.

“Do të jem në Evropë, sepse javën e ardhshme do të jap dëshmi në Tribunalin Special për krime lufte në Kosovë dhe si dikush që i ndihmoi Madeleine Albrightit në themelimin e Tribunalit fillestar për krime lufte. Kjo nënkupton se do të kthehem përsëri në fillim dhe kam më shumë për të thënë për këtë javën e ardhshme”, ka thënë ai.

Mbrojtja e ish-presidentit Thaçi synon të thërrasë 11-12 dëshmitarë dhe pasi të përfundojnë provat dhe thirrja e dëshmitarëve të tyre, do të nisë prezantimi nga mbrojtja e ekipit të ish-kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi, të cilët do të paraqesin 4 dëshmitarë.

E dëshmi mbrojtëse nuk pritet të paraqesin ekipet mbrojtëse të ish-kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli dhe ish deputeti i LVV-së Rexhep Selimi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.