Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Spanja mposht Belgjikën dhe përballet me Francën në gjysmëfinale

Gazeta10
10 July 2026 - 23:30

Spanja është gjysmëfinalistja e dytë e Kupës së Botës 2026.

”Furia e Kuqe” ka mposhtur kombëtaren e Belgjikës në çerekfinale, me rezultat 2-1.

Fabian Ruiz kaloi Spanjën në epërsi në minutën e 30-të, para se Charles De Ketelaere të barazonte shifrat në minutën e 41-të.

Ashtu si me Portugalinë, heroi i spanjolleve ishte Mikel Merino, i cili shënoi golin e fitores në minutën e 88-të.

Aventura e Belgjikës në Kupën e Botës përfundon këtu, derisa Spanja në gjysmëfinale përballet me Francën, ndeshje e cila zhvillohet me 14 korrik.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.