Shumëkush e konsideron muajin janar si muajin me të gjatë të vitit. Kjo për shkak të shpenzimeve që shumë familje bëjnë për t’i festuar festat e fundvitit.
Eksperti i Ekonomisë, Jakup Bellaqa, tregon pse ky muaj nga shumëkush konsiderohet si muaji me i gjatë i vitit.
Sipas tij, në këtë muaj shumë familje shpenzojnë shuma të mëdha të hollash për festën e Vitit të Ri, raporton Gazeta10.
“Është e vërtetë se janari konsiderohet muaji me i gjatë i vitit, sepse festat kanë ndikuar që të këtë shpenzime me të larta dhe buxheti familjar shpenzohet me shumë”, ka thënë Bellaqa.
Sipas tij, shpenzimet janë rritur edhe me shumë për shkak të inflacionit me të cilin po përballet edhe Kosova. /Gazeta10/
Deklarata e tij e plotë: