Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Janë çështje mes Zotit e robit” – Imam Sejdiu: Në ditën e gjykimit secili do të përgjigjet për veten

Gazeta10
12 April 2023 - 23:38

Imam Bahri Sejdiu në Prime Time në Kanal10 ka folur rreth rastit sulmit fizik ndaj gazetarit Valon Syla pas një videoje të publikuar ku ky i fundit i kritikon hoxhollarët që kishin pranuar një veturë të tipit “Mercedes” si dhuratë.

Sejdiu duke e dënuar këtë sulm, tha se gjuha e urrejtjes ndaj gazetarit Syla nëpër rrjetet sociale nuk mund të kontrollohet nga BIK-u.

Ai theksoi se deklarata të tilla e dobësojnë edhe besimin e njeriut dhe se gjuha e përdorur në komente kundër Sylës, nuk është në kompetencë të BIK-ut, shkruan Gazeta10.

“Në të gjitha xhamitë e Kosovës promovohet toleranca dhe largimi nga fyerjet dhe sharjet. Sepse ato e dobësojnë besimin e njeriut. Të largojnë nga ajo që t’i thërret e beson. Deklaratat e rrjeteve sociale ne nuk mund t’i kontrollojmë. Ato deklarata dobësojnë edhe besimin e njeriut. Islami është tolerancë e paqe. E, jo për të shpallur luftra të ndryshme jo këta e pret zjarri e xhehnemi. Këto s’janë kompetenca tonat.”, deklaroi Sejdiu në Prime Time.

Ndëshkime ndaj deklaratave të tilla, sipas tij janë çështje mes “Zotit e robit”.

“Janë çështje mes Zotit e robit. Në ditën e gjykimit secili do ta jep llogarinë për vetën e vet. Ne nuk guxojmë t’i ndëshkojmë njerëzit.”, u shpreh imam Sejdiu. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.