Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Janë vra sepse ishin UDB-ashë” – reagon Abdixhiku: Kanë agjendë luftën kundër Lidhjes Demokratike

Gazeta10
24 November 2026 - 12:03

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar rreth debatit për vrasjet e pasluftës.

“Ju kam thënë, mos i dëgjoni. Në fillim flasin për fotografi. Pse e kërkojnë aty. Le ta largojmë. Më pas trillojnë për gurë të mbështjellë në celofan e të nisur për në Beograd. Dikur i shpallin viktimat kufoma politike – sepse s’kanë asnjë ndjesi njeriu. Fundja, njihen veç për zhurmë, shpifje, sharje e grushte mes vete – analizë u thonë këtyre. Në fund thonë “boll më”. Janë vra sepse ishin UDB-ashë”, shkroi ai në Facebook.

“Ju kam thënë me kohë. Që nga fillimi, këta kanë agjendë luftën kundër Lidhjes Demokratike. Se durojnë si ide, se pranojnë si histori, frikësohen nga e ardhmja. Prandaj me aq zell tregojnë çfarë duhet të ndodhë në këtë shtëpi. Shikovca u themi ne. I bajmë në qafë. Tash e gjashtë vjet, ditë e natë. Pres reagim të fortë nga Komisioni i Pavarur i Mediave”, shtoi ai.

Sipas tij, ofendimet ndaj vrasjeve politike lëndojnë kujtesën historike dhe cenojnë themelet e Republikës.

“Familjet që tash e sa vjet presin të mësojnë kush ua vrau më të dashurit, sot dëgjojnë se përse ata e paskan merituar vrasjen. Ofenduesit nuk i edukojmë dot, por ky shtet ka institucione. Le të veprojnë”, theksoi kreu i LDK-së.

Postimi i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.