
Në emisionin “Politiko”, me gazetarin Kushtrim Sadiku, duke diskutuar rreth zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri në vendit, gazetari Adrian Çollaku ka thënë se udhëzimi administrativ është një taktikë e Kurtit për të blerë kohë.
Ai tutje ka lexuar nenin 72 të ligjit për Vetëqeverisje Lokale i cili parasheh shkarkimin e kryetarëve përmes nisjes së iniciativës qytetare me mbledhjen e 20 % të votuesve.
Ai tutje tha që si të ka marrëveshje në Bruksel i thonë kryetarëve në veri të shkojnë në shtëpi.
“Ato foret jo jam zgjedh nuk jap dorëheqje, jo që japin dorëheqje por edhe kërcejnë”, tha Çollaku. /Gazeta10/