Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Japin dorëheqje edhe kryetarët e Zubin Potokut, Leposaviqit e Zveçanit

Gazeta10
06 November 2022 - 10:02

Kanë dhënë dorëheqje nga posti edhe kryetarët e Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, bashkë me ta edhe këshilltarët komunalë, raporton Gazeta10.

Përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës vendosën të largohet nga institucionet qendrore dhe ato lokale në katër komunat e veriut të Kosovës, përfshirë dorëheqjen e Goran Rakiq nga posti i ministrit.

Këtë vendim lista Srpska e mori pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq. Ky i fundit u suspendua pasi refuzoi të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në ato të Republikës së Kosovës./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.