
Kryesindikalisti i arsimit, Rrahman Jasharaj ka deklaruar në Politiko se gjendja në arsimin e Kosovës nuk është e mjerueshme ashtu siç po e paraqesin të gjithë, shkruan Gazeta10.
“Ne si sindikatë edhe në vitet e okupimit madje në këto vite ne më pak kemi qenë sindikatë. Tërë energjinë tonë e kemi orientuar për mësimin në ato kushte që jemi mësuar. Pas luftës ne kemi filluar të merremi edhe me çështje sindikale Me ligjin për organizimin sindikal janë të përcaktuara edhe detyrat tona. Ne kemi tentuar ta mbajmë gjallë arsimin shqip. Ne kemi instituar te qeveritë që mos me fol kaq bukur nëpër fushata. Shkumzi, shppuza e tabela. `Arsimi nuk është në gjendje të mjerueshme siç po e paraqesin. Pse kur nuk ka greva nuk ulemi të bisedojmë të për të gjitha çështjet. Nuk na ka pyetur askush për kuadrot në arsim./Gazeta10