
Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se gjatë grevës në arsim rolin më të keq sipas tij e ka pasur Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.
Jasharaj në një lidhje të drejtpërdrejt në Prime Time, më tej e ka cilësuar si thikë pas shpine mosekzekutimin e pagave nga Qeveria Kurti, raporton Gazeta10.
“Me plotë gojën po e them Qeveria Kurti na e tha një thikë pas shpine sepse kogja vështirë kemi arritur deri te pezullimi i grevës… Gjatë gjithë grevës rolin më të keq e ka bërë Ministrja Nagavci e cila jepte mesazhin se në vend se ta ngriste zërin si ministre për kërkesat tona legjitime ajo e bëri një funksion tjetër.”, tha ndër të tjera Jasharaj./Gazeta10.