Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Jashari: UÇK ishte e popullit, jo e partive politike

Gazeta10
04 April 2023 - 0:17

Kryetari i shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari tha se spektri politik në Kosovë duhet të jenë unifkues dhe të dalin në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe ndaj ish krerëve të saj që po akuzohen nga Specialja.

Ai e ka quajtur Gjykatë selektive Specialen derisa përmendi rreth 500 masakra të kryera nga forcat serbe në Kosovë dhe ende s’kanë marrë epilog nga drejtësia.  

“Është e dhimbshme të shohësh kryeministrin duke përshëndetur vetëm Rexhep Selimin. Është e papranueshme që të insistuohet një përçarje në baza partiake. Do të ishte e dëshmte sepse UÇK-ja ka lindur nga populli e jo nga partitë politike”, deklaroi Jashari teksa u pyet për mbështetjen e VV-së ndaj marshit për drejtësi.

Ai pati kritika ndaj qasjes së Qeverisë në raport me vlerat e luftës, dhe mospërfshirjen e veteranëve të luftës në Ligjin për paga.

 “Qeveria nuk e kanë luajtur rolin e duhur në raport me vlerat e luftës së UÇK-së. Në këtë qeverisje madje kemi edhe deklarata fyese ndaj luftës së Kosovës. Edhe nga kjo qeveri është atakuar lufta. Në situatën që ndodhet Kosova, kjo s’do të duhej të ndodhte. Kjo ka ndodhur edhe për përfshirjen në Ligjin e Pagave.”, deklaroi Jashari në Prime Time.

Ai ka shtuar se krerët e UÇK-së që po akuzohen në Hagë do të kthehen faqebardhë dhe të liruar nga aktakuzat që rëndojnë mbi ta.

“Ju e dini tentimin për ndryshimin e Ligjit, ku atakohen veteranët e UÇK-së e lufta e tyre. Si institucione duhet të reagojnë dhe të jenë më të përgjegjshëm ndaj vlerës së kësaj lufte sepse pa to, s’do t’i kishim as institucionet”, tha Jashari. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.