Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Jasir Asani tregon arsyen pse nuk u transferua në La Liga, zbulon skuadrën që i kishte dërguar ofertë zyrtare

Gazeta10
11 Mars 2024 - 21:45

 Anësori i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani preku tema të ndryshme në “Analizë Kuqezi”.


Në prag të Europianit, Asani theksoi se asnjë lojtar nuk e ka të sigurtë pjesëmarrjen në Gjermani dhe se reparti i sulmit ka shumë konkurrencë.

“Po bëj stërvitje çdo ditë, në mëngjes dhe pasdite. Po e stërvit edhe të majtën. E majta ime është e gatshme si gjithmonë. Po e kap veten, sepse jam afruar me vonesë në skuadër.

Merkatoja e janarit? Kam patur disa oferta shumë të mira. Isha shumë afër Las Palmasit, por klubi im nuk ra dakord. Klubi vendos, por shifra që kërkuan ishte e madhe.

“U kam thënë drejtuesve dhe trajnerit që do të bëj më të mirën derisa të jem në Kore. Por do e shohim pas Europianit se çfarë do të ndodhë.”, u shpreh Asani

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.