Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Jep dorëheqje aktivisti i VV-së: Dikur një qeveri e shpresës, sot qeveri e mbytjes së shpresës

Gazeta10
04 October 2022 - 17:32

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosjes dhe profesori i historisë në Mitrovicë,Fidan Mehmeti, me një postim në Facebook ka lajmëruar se jep dorëheqje nga partia VV, raporton Gazeta10.

Sipas njoftimit, arsye e dorëheqjes së tij janë veproimet e fundit të qeevrisë dhe shantazheve sic I quan ai.

Ju njoftoj se që nga ky moment nuk jam pjesë e subjektit të LVV-së . Këtë vendim e kam marrë duke u bazuar në vendimet që është duke marrë kjo qeveri kohëve të fundit . Dikur një qeveri e shpresës ndërsa sot qeveri e mbytjes së shpresës. Një qeveri që përveç linqimeve dhe shantazheve nuk është duke bërë asgjë për qytetarët e saj.”, thuhet ndër të tjera.

Tutje ai thotë se një kryeministër dhe qeveri që ofendon mësuesit e vendit nuk Meriton udhëheqjen.

“Një Kryeministër dhe një qeveri që ofendon dhe poshtëron mësuesit e vendit nuk meriton të udhëheq me vendin. Gjendja e rënd ekonomike, inflacioni, trusti e shum gjëra dhe arsye tjera janë shkaqet që më kanë shtyrë të largohem nga ky subjekt”, shkruan Mehmeti./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.