
Shoqata “Jetimat e Ballkanit”, kanë ndërtuar 40 shtëpi në Komunën e Mitrovicës.
Në emisionin “E premtja me Halilin”, Halil Kastrati ka treguar se këto shtëpi kanë përfunduar mbi 1 vjet e gjysmë nga “Jetimat e Ballkanit”, transmeton Gazeta10.
“Këto shtëpi që do e ndjekim storjen sot, kanë përfunduar ka afërsisht 1 vjet e gjysmë nga “Jetimat e Ballkanit”, mungesë e infrastrukturës, mungesë e ujit, rrymës, kanalizimit, që ka qenë përsipër nga Memorandumi i Bashkëpunimit i Komunës, kanë bërë që këto shtëpi të vonohen. Por, ka ardhë momenti, që këto shtëpi të dorëzohen, por nuk është kryer instalimi i rrymës”, ka thënë ai ndër të tjera./Gazeta10