Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Jo KFOR, por Policia dhe ushtria e Kosovës”/ Deklarata e Ramës për rrezikun në veri shkakton shumë reagime

Gazeta10
28 September 2023 - 18:40

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama doli sot para mediave për të shprehur shqetësimin serioz si asnjëherë më parë në 10 vjet për zikrreshmërinë e lartë në veriun e Kosovës. Rama tha se nevojitet një konferencë ndërkombëtare për Kosovën, duke shtuar se formati i dialogut duhet të ndryshojë menjëherë.

Ndër të tjera, Rama tha se KFOR-i duhet të marrë në kontroll veriun e Kosovës, duke theksuar se diçka të tillë e ka propozuar edhe më herët në Samitin e NATO-së.

“Formati i dialogut duhet ngritur në një nivel konference, ndërsa përfaqësimi i BE-së dhe i komunitetit euroatlantik, duhet ngritur në nivelin më të lartë, me Francën dhe Gjermaninë në nivelin e presidentit dhe kancelarit. Formati i derisotëm, ku takohen dy burra, nuk ka më asgjë për t’i ofruar paqes në këtë situatë të re. KFOR-i duhet të marrë nën kontroll veriun e Kosovës. Më vjen mirë që këtë tashmë e kërkon edhe Kosova, ashtu siç më vjen mirë që Vjosa Osmani ka kërkuar pjesëmarrjen e SHBA-së për hartimin e një drafti për Asociacionin. Është një hap më në fund në drejtimin e duhur”, u shpreh Rama.

Kjo deklaratë e tij është komentuar mjaft shumë, për çka pati edhe reagime.

Lexuesit e Sinjalit e kanë kritikuar Ramën, duke vlerësuar se një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë.

Rama tha se nëse kjo nuk ndodh, stokut të marrëveshjeve mund t’i shtohet edhe një stok viktimash.

Rama tha se një draft për Asociacionin e komunave me shumicë serbe duhet të jetë sipas Kushtetutës së Kosovës. Duke iu referuar edhe propozimit të tij për një draft-statut për Asociacionin, Rama theksoi se nuk ka rëndësi kush e shkruan, por çfarë sjell për dy vendet.

Kryeministri Rama tha se Kosova, sot, më shumë se sa para se të ndodhte tragjedia, duhet të kërkojë dialogun dhe t’i besojë atij. Plani franko-gjerman, sipas Ramës, është ende në tryezë, andaj Prishtina duhet të reflektojë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.