Cilat janë tre gabimet taktike dhe shkeljet e cilit do urdhëndhânës, që FSK me marshu në Mitrovicë në situatë kur Kryeministri Albin Kurti âsht zotu për depërshkallëzim të krizës në veri.
Shkruan: Halil Matoshi
1.
Gabimi i parë taktik: Nëse âsht menu me frikësu Serbinë, me marshin e ushtarëve të Forcës së Kosovës, kjo âsht veç maskaradë e nji pushteti të papërgjegjshëm.
Ministri i Mbrojtjës të Serbisë, Mojsilović po lypë bela dhe natyrisht këtë gabim taktik të Kosovës po e sheh si mundësi të mirë që “me ndërhy me trupa, në bazë të Kushtetutës së Serbisë dhe nëse urdhnon ‘voždi’ Vučić”, (po të mos ishte NATO knejpari!???); Sëpaku atij iu çel dera me bâ presion mbi KFORin!?
2.
Gabimi i dytë taktik:
E nëse âsht menu me i frikësu qytetarët serbë në veri, kjo âsht thjesht marre!
3.
Gabimi i tretë taktik:
Ashiqare që Qeveria e papërgjegjshme dhe ministri mendjeletë Mehaj, në mënyrë antikushtetuese i kanë ndërhy në kompetenca Presidentes, e cila as që ka kurajo civile me folë!?
Presidentja âsht jasht rolit të saj kushtetues, simas nenit 84 të Kushtetutës, (pika 12) âsht Komandant Suprem i Forcave të Sigurisë të Kosovës;
Shtrohet çâshtja: Kush e ka dhânë urdhnin me marshu në Mitrovicë, kinse për stërvitje të rândomt, tue shpërfillë kontekstin politik, ka bâ tre gabime fillestare:
Spari, e ka rreziku politikisht Marrëveshjën me NATOn që FSK nuk merr detyra në veri të vendit, ngase Mitrovica Nga kândshikimi i autorit të kti shkrimi âsht nji qytet, administratishit me dy komun; Ministri Mehaj para pak ditësh e konfirmoi në takim me Komandantin e KFORit se do t’i përmbahet asaj Marrëveshje!
Në këtë rrafsh, FSK i ka edhe pesë vjet afat nga mekanizmat e NATOs, me u pranu për ushtri.
Edhe kjo po rrezikohet!?
S’dyti, me kit hap skandaloz, janë dekuraju ushtarët e saj të komunitetit serb, që Serbia i do jasht FSKsë, e të cilët BIA serbe i ndalon, i merr në pyetje dhe i frikëson, në kontinuitet.
Streti, FSK me Kushtetutë âsht forcë kombëtare (Neni 82) e Kosovës që shprehë përbâmjën e saj etnike, dhe me ligj âsht ngritë në forcë mbrojtëse të armatosun (2018) për të gjithë qytetarët e saj dhe ajo nuk guxon me u përdor politikisht dhe për mbështetje të ndonji taktike diplomatike.